Kërko »
Komunikatë shtypi - Dortmund, 11/24/2010


"Wilo-CC-HVAC:" Panel komandimi për pompat e ujit me shpejtësi të pandryshueshme të sistemeve të ngrohjes/ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe furnizimit me ujë,i cili bën të mundur kursimin e energjisë.
Për sistemet me një ose disa pompa
Dortmund. Kompania WILO ka paraqitur panelin komandues të serisë “CC-HVAC”, i cili është shumë i përshtatëshëm për komandimin e punës së pompave me shpejtësi të pandryshueshme, të sistemeve të ngrohje/ftohje dhe ajrit të kondicionuar.
Në këtë mënyrë specialistët Gjermanë të pompave dhe të sistemeve të mësipërme e vendosin panelin e ri komandues „Comfort Controller“ (CC) në krye të listës së paneleve që plotësojnë kërkesat teknike të së ardhmes.
Me panelin e ri komandues mund të komandohen deri në 6 pompa njëkohësisht ne mënyrë automantike dhe me një fuqi maksimale deri në 200 kW. Por, sipas kërkesës,  mund të komandohen dhe më shumë se 8 pompa dhe me fuqi më të madhe motorike. Rregjimi i punës së pompave mund të përshtatet sipas mënyrës së instalimit dhe funksioneve komanduese standarte që ndodhen në panelin e komandimit.
Baza e panelit të ri komandues „Comfort Controller“ (CC) është sistemi i kontrollit i programuar nga specialistët e Wilo-s i cili mundëson kontrollin automatik të pompave të instaluara dhe të lidhuara me këtë panel.
Ky sistem kontrollues përshtat pompat me shpejtësi të pandryshueshme të sistemeve me një ose disa pompa me ngarkesën e ndryshueshme që i paraqitet këtyre pompave.
Nëpërmjet këtij regjimi pune që mundëson ky panel komandues, arrihet një kursim i konsiderueshëm energjie.
Kur bëhet llogaritja e pompave që do të përdoren në sistemet ngrohje/ftohje, ajër i kondicionuar etj, merret parasysh kërkesa maksimale si bazë. Megjithatë, në praktikë kjo kërkesë maksimale mund të përdoret vetëm disa ditë gjatë vitit. Kështu që gjatë ditëve të tjera të vitit, pompat me shpejtësi të pandryshueshme harxhojnë një sasi të madhe energjie të panevojshme. Nqs prurja e pompës përshtatet në mënyrë zhdërvjelltë pjesërisht me ngarkesën atëhere ky panel mundëson që të  harxhohet më pak energji krahasuar me panelet e mëparshëm.
Paneli i ri komandues “Wilo-CC-HVAC” mund ofrohet me ose pa ndryshues frekuence. Në versionin me ndryshues frekuence, shpejtësia e pompës që fillon punë e para mund të ndryshohet vijueshmërisht në varësi të ngarkesës së pompës. Në varësi të sistemit dhe ngarkesës shtesë takim/stakimi i pompave  të tjera bëhet në mënyrë automatike por vetëm pompa kryesore e ndryshon shpejtësinë sipas vlerave të ndryshuesit të frekuencës. Në versionin alternativ pa ndryshues frekuence të panelit “Wilo-CC-HVAC”, pompat takohen/stakohen në mënyrë kaskadë në varësi të ngarkesës.
Për shkak të mënyrës së ndërtimit paneli i ri komandues “Wilo-CC-HVAC” mund të përdored në mënyrë të përshtatëshme në varësi të kërkesave të ndryshme. Mënyra e lehtë e përdorimit është një përparësi e madhe. Të gjitha funksionet komanduese mund të realizohen nëpërmjet ekranit me prekje të montuar në pjesën ballore.
Ndërmjet gjërave të tjera, pompat, gjëndja e sistemit dhe vlerat e tjera të punës mund të shikohen menjëherë në ekran. Menuja e thjeshtë e përdorimit lehtëson vendosjen e vlerave të punës si dhe alarm e ndryshme paralajmërues për difektet ose parregullsitë e ndryshme. Ekrani i ndriçuar mundëson leximin e vlerave të ndryshme gjatë punës. Drita jeshile tregon punë normale, e verdha paralajmëron difekte dhe e kuqja kur pompat nuk punojnë për shkak të një difekti i cili duhet riparuar.
Ky panel lejon që të integrohen modulet LON, Modbus ose Ethernet TCP/ip të cilat mundësojnë që paneli të ndërkomunikojë me  sistemet e automatizimit të ndërtesave BMS. Gjithashtu lejohen që të integrohen module të tjera që mundësojnë të lidhet internetin ose të dërgojë mesazhe në telefonat celularë.
Paneli komandues “Wilo-CC-HVAC” ofrohet me të gjitha funksionet dhe i gatshëm për tu përdorur dhe instalimi është shumë i thjeshtë. Lidhja e ushqimit të pompave dhe kabllot e tjera shënohen në mënyrë të qartë në hyrje të panelit dhe në këtë mënyrë instalimi është i thjeshtë dhe i shpejtë.
Që prej dy vjetësh që paneli është prodhuar ka provuar se ka qënë i suksesshëm në të  gjitha fushat e përdorimit
Download
Download
"Wilo-CC-HVAC:" Panel komandimi për pompat qarkulluese me shpejtësi të pandryshueshme te sistemeve të ngrohjes/ftohjes dhe ajrit të kondicionuar, i cili bën të mundur kursimin e energjisë. (17 KB) »
Download
Paneli “Wilo-CC-HVAC” është i paisur me ekran me prekje që kryen shumë funksione (886 KB) »
Download
Që prej dy vjetësh prototipi “CC-HVAC” ka dhënë prova në komandimin e ndryshimit të shpejtësisë (1 MB) »
WILO ADRIATIC Representative office Tirana
Rruga e "Kavajes", Kompleksi "Lana Park", Kulla 1. Kati II
Tirane
ALBANIA
T/F: +355 42268774
M: +355 692083783
info@wilo.al