Kërko »
Komunikatë shtypi - Dortmund, 10/11/2010


Wilo-DrainLift M1/8
Paisje kompakte për pompimin e ujrave të ndotura/zeza për ndërtesa me një dhe dy familje.
Dortmund. Paisja e re “Wilo-DrainLift M1/8”  vjen si rezultat i përmirsimit prej ekspertëve të Wilo-s të një prej paisjeve të pompimit që përdoret për ujrat e ndotura/zeza. Bëhet fjalë për një paisje e cila përbëhet nga një pompë e ujrave të zeza dhe është e gatëshme për përdorim në ndërtesat me një ose disa familje në përputhje me DIN EN 12050-1 dhe 12056.
Paisja “Wilo-DrainLift M 1/8” mund të përshtatet për përdorim në vënde të ndryshme dhe është e përdorshme në ndërtimet e reja dhe gjithashtu ato të vjetra që i nënshtrohen rikonstruksionit, për shkak të përmasave kompakte të instalimit të thithjes me diametër që arrin deri 800 mm dhe sepse ka mundësi të përzgjedhjes sipas dëshirës hyrjen e ujrave në pëputhje me vëndin ku do të montohet
Përveç kësaj, tualetet e montuara në dysheme ose të varura në mur, kulllimet e dusheve dhe makinave larëse mund të shkarkohen në të edhe sikur ato të jenë montuar në dhomën fqinjë. Duke pasur hyrje të përzgjedhshme sipas dëshirës, instalimet mund të përshtaten saktësisht në varësi të vëndit të montimit të paisjes. Tek depozita e paisjes ka shënjë që tregojnë se ku mund vendosni tubat e shkarkimit për hyrje.  Në pjesën e mbrapme të depozitës, mund të vendosni hyrje me përmasa DN 150, në pjesën gjatësore dhe atë të sipërme DN 100. Përputhet me rregulloret DIN EN 12050-1 dhe EN 12056 që kanë të bëjnë me mbrojtjen kundër gazrave dhe aromave të këqia
Paisja“Wilo-DrainLift M 1/8” karakterizohet nga një siguri e madhe në punë që arrihet nga aftësia e madhe mbajtëse e depozitës dhe mbrojtjes së integruar termike të motorit të pompës. Gjithashtu paneli komandues i paisjes ka alarme me variante të ndryshme. Në rast avarie alarmet dhe mbrojtjet përkatëse e stakojnë paisjen nga puna. Paneli komandimit mund ti ketë alarmet me ose pa ushqim të pavarur.  Kur kërkohet me ushqim të pavarur ai paiset me një bateri 9 volt. Kështu që dhe në rast të ndërprerjes së ushqimit kryesor funksionet e alarmit të paisjes janë të garantuara.
Me paisjen e re mundimet dhe përpjekjet gjatë instalimeve zvogëlohen sepse ajo ofrohet e gatëshme për instalim së bashku me panelin e komandimit dhe galexhantin elektrik të integruar. Përveç kësaj akesorët që nevoiten për instalim si material izolues, copa fllanxhash, gomina në hyrje dhe dalje, sharrë për prerje etj për pregatitjen e instalimit tani lëvrohen së bashku me paisjen. Egziston dhe opsioni që paisja ta ketë të instaluar valvolën e moskthimit.
Meqense paisja“Wilo-DrainLift M 1/8” është prodhuar për përdorime në ndërtesat e banimit, është pasur parasysh që ajo të ketë një zhurmë sa më të vogël gjatë punës. Kjo është realizuar me anë të aftësisë së madhe stakuese prej më shumë se 24 litra dhe nëpërmjet kurbës së punës së pompës që lehtëson një përshtatje të punës së saj aty ku montohet. Pompa është e paisur me trup të madh prej gize që përthith zhurmat dhe dridhjet e ndryshme gjatë punës. Gjithashtu janë përdorur materiale izoluese të zhurmave prej gome. Paneli i ri i komandimit gjithashtu ka zvogëluar zhurmat e ndryshme gjatë punës. Koha e takim stakimit të pompës mund të rregullohet me anë të një potenciometri ndërmjet vlerave 1- 30 sekonda. Prania e valvolës së moskthimit  zvogëlon në minimum zhurmat gjatë ndërprerjes së papritur të rrjedhjeve të lëngjeve.

Download
Download
Paisje kompakte për pompimin e ujrave të zeza, që përdoret në ndërtesat me një ose disa familje (16 KB) »
Download
Paisje e re pompuese e ujrave të zeza “Wilo-DrainLift M1/8” (871 KB) »
WILO ADRIATIC Representative office Tirana
Rruga e "Kavajes", Kompleksi "Lana Park", Kulla 1. Kati II
Tirane
ALBANIA
T/F: +355 42268774
M: +355 692083783
info@wilo.al