Ekspertët e pompave nga Dortmundi shtohen çdo ditë e më shumë.
Dortmund. Për grupin WILO me seli në Dortmund – një nga prodhuesit më të mëdhenj të pompave dhe sistemeve të pompimit për ngrohje, teknologjisë për ftohje dhe ajër të kondicionuar, furnizimin me ujë dhe përpunimin/largimin e ujrave të ndotura/zeza – viti 2007 ishte vit i rritjes së vazhdueshme, në të cilin veprimtaria jonë përballoi disa kushte të vështira të tregëtisë, rriti pjesën tonë në përqindjen e zotrimit të tregut dhe përforcoi rolin tonë udhëheqës ndërkombëtar në prodhimin e pompave.
Në konferencën e shtypit mbajtur në selinë e kompanisë në Dortmund në Maj 2008, bilanci financiar per WILO SE i paraqitur nga Dr. Thomas Schweisfurth, Kryetari i Bordit Egzekutiv, Oliver Hermes, Shef i financave,kontrollit financiar dhe burimeve njerëzore dhe Dr Holger Krasmann Shefi teknologjisë dhe oficer i prodhimit dha një pamje të tanishme të çështjeve përsa i përket prodhimit dhe veprimtarive rinovuese.
Rritja organike
Xhiroja vjetore e grupit u rrit me 6,2% = 927,5 milion Euro në vitin 2007. Paraja e gjeneruar nga operacionet e punës ishte 40,5 million Euro. EBITDA ( Të ardhurat pa taksa, interesa, amortizime çvlerësime etj) 128,5 million Euro ishte 13,9% e xhiros vjetore dhe përfitimet mbas taksave 60,7 million Euro krahasuar me vitin 2006.
Rritja mesatare u rrit më shumë se 12% nga 265,5 në 2006 në 297,7 milion euro në 2007 – duke i dhënë grupit një tregues të rritjes mesatare prej 46,6% në fund të vitit. Numri i punonjësve u rrit mesatarisht 9% në 2007 duke arritur në 5281. Që nga viti 2003 xhiroja vjetore e grupit WILo është rrittur me më shumë se 48%, ndërsa nr i punonjësve të saj është rritur pothuaj 52%.
Shkëmbime dhe mardhënie të vështira në qëndrat e tregëtisë
Dr Thomas Schweisfurth, Kryetari i Bordit Egzekutiv të kompanisë që është pronë e familjare dhe që është themeluar në vitin 1872, shpjegon që përse rritja e përqindjes së xhiros së vitit 2007 ishte më e vogël se ajo e vitit rekort të rritjes 2006: “Kjo erdhi si rezultat i kushteve të vështira të tregëtisë për prodhimet tona kryesore të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar, jo vetëm në tregun e brendshëm Gjerman por në të gjitë vëndet perendimore Europiane, ku tregu ishte i dobët. Pavarsisht nga kjo xhiroja jonë vjetore nga këto sektorë të prodhimeve tona u rrit me 3,3%
Rritja më e madhe u shënua përsëri në sektorin e prodhimit të ujit dhe ujrave të ndotura/zeza, ku xhiroja u rrit me 17,8%. Oliver Hermes, Shefi financave, kontrollit financiar dhe burimeve njerëzore shpjegon: “Wilo ka përfituar nga niveli i lartë i structures së investimeve në vëndet e Europës lindore, ku shitjet u rritënme më shumë se 20%. Paraqitja e mirë në tregun Aziatik është e përzier – sepse në tregun Korean u rregjistrua rënie, teritoret e largëta të Kinës dhe Indisë i arritën synimet tona të rritjes.” Në tregun e brëndëshëm Gjerman xhiroja vjetore e vitit të shkuar prej 180 milion Euro u ruajt, megjithë rënien e kërkesës në përgjithësi. Shitjet në Francë u rritën me më shumë se 100 milion Euro dhe Wilo ka krijuar poziciionin e saj në Amerikën e Veriut.
Investime të reja për përmirsimin e prodhimit.
Me 99,4 milion EBIT (fitimet para interesave dhe taksave) ne arritëm pothuajse rekordin e vitit 2006 – një xhiro vjetore përshtypjelënëse, megjithë rritjen e kostove të materaleve dhe investimeve.
Gjatë vitit 2007 zhvlerësimi i monedhës goditi rezultatet e grupit – gjatë viteve kjo ishte mesatarisht 6,5% monedhën e Koresë së Jugut dhe 9,2% për dollarin Amerikan. Megjithatë, çmimet e aksioneve u përmirsuan
During 2007 currency depreciations hit the corporate group result - over the year this averaged 6.5% for the South Korean won and 9.2% for the US dollar. However, the result per share improved by 0.5% to €6.15.
Oliver Hermes në fjalën e tij tha: “ Balanca financiare e grupit Wilo u rrit me 2,7% të 639,3 milion euro – në terma afatgjatë rritja e aseteve 2,7% e 233,9 milon euro. Në terma afatshkurtër asetet janë 405,4 milion euro”
Zgjerimi kapitalit të aseteve fikse u rrit me 17% në 43 million euro. Investimet në fabrikat e prodhimit kanë rritur aftësitë prodhuese dhe kanë përmirësuar cilësinë e prodhimit. Gjithashtu janë bërë investime për shtimin e qëndrave të shitjes. Grupi tani përfshin kompaninë mëmë WILO SE dhe 62 qëndra të konsoliduara prodhimi dhe kompani shitje që janë të shpërndara në 42 vënde anembanë Evropës, Azisë, Amerikës së jugut dhe të veriut.
Grupi gjithashtu ka rritur shpenzimet në fushën e kërkimit shkencor dhe përmirsimit të teknolgjisë – krahasuar me 2007 shpenzimet e përgjithëshme u rriten me 14,4% në 27,6 milion euro – me 3% të xhiros vjetore
Përmirsime dhe novacione në tekonologji dhe qëndrat e prodhimit
Dr Holger Krasman, i cili u bë shefi teknologjisë dhe prodhimit në vitin 2008, e përshkruan në këtë mënyrë përqëndrimin në hapsirat e prodhimit: “ Ne jemi përqëndruar në zhvillimet e mëtejshme të strategjive të prodhimit.
Standarte të veçanta janë zhvilluar në sistemet tona të prodhimit Wilo për të gjitha vëndet e punës, proçedurat krijuese për rritjen e rendimentit në proçeset e përmirsimit të cilësisë dhe rritjen e prodhimit.”
Gjatë vitit 2007 Wilo parqiti pompat e saj pionere me efektivitet të lartë të serisë Stratos në tregun Amerikan – një novacion i rëndësishëm i prodhimit të këtyre prodhimeve i ndërmarrë nga kompania. Ky vit ka parë përmirësime në teknologjinë e prodhimit të boilerëve, prodhime që përdorin pompat e ngrohjes dhe sistemet e energjisë diellore. Po ashtu janë paraqitur brezi i ri i pompave vertikale prej inoksi me shumë helika. Sistemi jo i përqëndruar i pompimit për ngrohje ka arritur deri në 20% kursim të energjisë, dhe i cili është baza kryesore e një prodhimi të ri që do të hidhet në treg këtë vit. Në 2008 do të ketë gjithashtu investime të konsiderueshme në teknologjiinë e motorëve me material inoksi
Përqëndrim tek cilësia përmirsimi vazhduesëm i saj
Suksesi i Wilo-s në 2007 mund të vlerësohet që është arritur për arsye të orientimit të klientëve drejt suksesit, novacioneve, prodhimeve dhe shërbimeve cilësore. Iniciativa e disa viteve të shkuara për të krijuar marëdhënie të fuqishme tregëtare i ka dhënë frytet e veta. Çdo dy vjet një vlerësues i pavarur i tregut merr përsipër të bëjë anketa me pyetje tek teknikët, specialistët, shitësit me shumicë, projektuesve, bashkëpunëtorëve OEM, kontraktorët e ndërtimit për të përcaktuar mundësitë për përmirësim dhe ndryshimet e nevojshme të prodhimeve. Shumica e analizave të fundit tregojnë nivelin e lartë dhe të vazhdueshëm të kënaqësisë të klientëve për prodhimet tona.
Gjithashtu vlerësohet çdo tre muaj shërbimi Wilo-s me OEM.
Pompat e efektivitetit të lartë marrin çmime
Në Gjermani dhe Austri biznesi i ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar pati një goditje të fortë në vitin 2007. Shitjet për prodhuesit gjeneratorëve të nxehtësisë ranë me 28% në Gjermani, megjithse janë bërë rreth 17 milion instalime për ngrohje që janë mesatarisht 24 vjeçare. Megjithatë pompat Wilo-Stratos ECO me efektivitet të lartë, të cilat janë cilësuar si “shumë të mira” nga shoqata e konsumatorëve të Gjermanisë e kalojnë çdo tregues të efektivitetit të energjisë të treguar nga pompat e tjera në këtë sektor
Gjatë vitit 2007 pompat me shpejtësi konstante për tregun Gjerman janë klasifikuar në kategorinë e kursimit të energjisë B, duke bërë Wilo-n prodhuesin e vetëm që ofron komplet diapazonin e prodhimeve standarte në këtë klasë energjie. Gjithashtu jepet 5 vjet garanci për teknikët për të gjitha pompat me ftohje me ujë.
Rritje e fuqishme e prodhimeve tona që përdoren në industri
Biznesi prodhimeve industriale në Gjermani dhe Austri u rrit me 7,5% në vitin 2007. Shitjet në sektorin e furnizimit industrial me ujë dhe paisjet e përunimit të ujit dhe gjithashtu sistemet efektive të energjisë për industri u rritëm pothuaj me 25%. Shitjet tek OEM u rritën më shumë se rritja mesatare vjetore, veçanërisht në industrinë e pompave për ngrohje/ftohje. Me këto prodhime Wilo arriti në vitin 2007 të zotërojë një pjesë të konsiderueshme të tregut – në tregun e prodhimeve të pompave të ngrohjes dhe energjisë diellore Wilo zotëron 55-75% të tij.
Wilo e përforcoi pozicionin e saj si një nga furnizuesit kryesorë dhe udhëheqës në prodhim në vitin 2007 me furnizimet e saj speciale me tipe Vero dhe Crono për boilerët e mëdhenj dhe gjithashtu për qarqet e brëndëshme qarkulluese të boilerëve. Në raportin vjetor Wilo ishte i vetmi prodhues Europian i pompave që ju bashkua Shoqatës Europiane të Industrisë së nxehjes.
Biznesi i menaxhimit të përmbytjeve të qëndrave të banuara.
Menaxhimi i ujrave të qëndrave të banuara gjithashtu shënoi rritje me vlera 2 shifrore në vitin 2007. Pompat me efektivitet energjie, instalimet dhe sistemet, gjithashtu kostoja e jetëgjatësisë së tyre ishin çështjet kryesore në të cilat ne u përqëndruam në këtë pjesë të tregut. Pati një rritje të kërkesës për pompa pusesh dhe për përziersit që përdoren në qëndrat e përpunimit të ujrave të ndotura/zeza. Në projektet e mëdha Wilo u paraqit me sukses në paraqitjen e ofertave të drejtuara për klientët të quajtuara “pompa dhe shërbime të vijnë nga i njëjti burim”
“Ditët e ujit” të Wilo EMU mbajtur në Tetor tërhoqi më shumë 400 vendimmarrës nga ndërmarrjet industriale dhe ato të furnizimit me ujë të qyteteve nga të gjithë anët. Një shërbim i veçantë konsultimi i quajtur “energji efiçente” ishte krijuar për bizneset dhe klientët e industrisë
Parashkimi për 2008: Gjiro vjetore 1 miliard Euro?
Kompania 136 vjeçare, me traditë të gjatë rritje nëpërmjet investimeve, ka vendosur synimin e saj për vitin e ardhshëm që xhiroja vjetore e grupit të arrijë 1 miliard Euro, e cila ishte gjëja e parë që Dr Thomas Schweisfurth tha: “Rritja mesatare të xhiros vjetore do të vijë veçanërisht nga vëndet e Europos lindore dhe Azia. Biznesi i ujrave të ndotura/zeza do të ketë përsëri një rritje të rëndësishme, mbi nivelin e rritjes mesatare. Integrime të mëtejshme të blerjeve të kompanive të reja dhe gjithashtu zhvillimet e rrugëve të rreja të shitjes dhe bashkëpunimi do të jenë përparësitë kryesore të vitit 2008
Në të njëjtën kohë ne vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe përqëndruar tek klientët tanë, shitjet dhe strategjia e marketingut. Bashkëpunëtorët tanë të shitjeve si teknikët specialistët, shitësit me shumicë dhe padyshim klientët OEM së bashku me investitorët do të vazhdojnë të përfitojnë nga iniciativat tona. Në fund të vitit 2008 sistemi jonë unik i pompimit jo i përqëndruar do të publikohet duke shënuar një përparim nga sistemet tradicionale të ngrohjes tek ata që kursejnë energji dhe që përputhen me kërkesat e jetës së sotme moderne, duke zvogëluar në mënyrë të ndjeshme deri 20% të energjisë së përdorur, në një botë ku kostot e energjisë po rriten. Dhe me pompat e ngrohjes Wilo për herë të parë pompat inteligjente do të jenë të pranishme në dhomat tona.