Faqja Kryesore | Prodhimet tona | Rendiment i lartë
 Kërko »
Rendiment i lartë
Rendimenti i lartë ka gjuhën e tij ndërkombëtare që quhet: Wilo
2011 është viti i rendimentit të lartë
Website Requirements -
You need to upgrade your Flash Player and activate JavaScript.

Webseitenanforderungen
Bitte aktivieren Sie JavaScript und installieren den aktuellen Flash Player um diese Seite korrekt zu sehen.

Synimet e veçanta për kursimin e energjisë, zvogëlimi i konsiderueshëm  i gazit CO2, planet financiare të kompanive dhe kërkesat e rrepta ligjore janë themelet për motivimin e njerëzve në të gjithë botën dhe formojnë bazën për fushatën e prodhimeve të reja të Wilo’s.  Këto janë arsyet që qëndrojnë mbrapa përparimit teknik dhe  qënies gjithmonë në krye të teknologjisë të së ardhmes. Në të njëjtën kohë ato janë dhe vetitë e shkëlqyera që kanë shoqëruar dhe karakterizuar prodhimet tona që nga viti 1872. Këto synime shprehen qartë  në 12 parimet të cilat e paraqesin Wilo’n e sotme si kompani që ofron prodhime dhe sisteme të së nesërmes. Prodhime me cilësi të niveleve të larta dhe për të gjitha fushat e përdorimeve që lidhen me ujin,  janë me rendiment  të lartë – bile shumë të lartë.
Rendiment i lartë 70
Uji është jetë, 70% e sipërfaqes së Tokës është ujë, dhe njerzit gjithashtu janë të përbërë nga 70% prej ujit. Kështu që është e vërtetë për kompaninë tonë që: atje ku gjendet uji, atje ndodhet Wilo – që prej 1872, dhe gjithashtu për brezat e ardhshëm

 

Rendiment i lartë 23.000.000.000
Qëndrueshmëri, forcë dhe rendiment – këto parime kryesore ndërthuren me cilësitë dhe vetitë e veçanta të pompave Wilo
Shprehur me një numër shumë të madh që simbolizon rendimentin e lartë: 23 miliard kilowat orë kursim vjetor i energjisë

 

Rendiment i lartë 11.000.000

Zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike do të thotë më pak gaze që krijojnë Efektin Serë. Duke përdorur pompat e rendimentit të lartë vetëm për sistemet e ngrohjes, do të thotë 11 milion tonë më pak CO2 të prodhuar çdo vit të Evropë

Rendiment i lartë 4.000.000.000
Megjithatë, mbrojtja e mjedisit realizohet kur ju paguani për ta mbrojtur atë. Kështu që, pompat tona me rendiment të lartë bëjnë më shumë se zvogëlimi i gazeve në mjedis, ato gjithashtu kursejnë dhe para: 4 miliard Euro kursehen si vlerë energjie çdo vit – ose 8 Euro për çdo banor të Evropës.
Rendiment i lartë 2015
Në fakt, synimet tona kanë marrë formë ligjore. Sepse duke filluar nga vitet 2013 - 2015 dhe në të ardhmen to të zbatohen kërkesa të rrepta për të gjitha pompat në Bashkimin Europian. Këto kërkesa prodhimet tona i kanë përmbushur tashmë këto 10 vitet e fundit dhe në vazhdim
Rendiment i lartë 2013
Përvoja jonë shumë vjeçare dhe shkalla e gjërë e prodhimeve tona të rendimenteve të larta na vendosin ne në pozicion parësor, përsa i përket përmbushjes së Direktivës së Efektivitetit, dhe gjithashtu i vendosin klientët tanë në të njëjtën pozicion
Rendiment i lartë ∞
Pozicioni ynë udhëheqës në fushën e rendimentit të lartë është bazuar në bashkëpunëtorët tanë që arrijnë më shumë se 6000 në të gjithë botën. Përvoja e tyre, njohuritë dhe aftësitë rrisin burimet që janë shumë të vlefshme dhe njëkohësisht të pashtershme:Idetë.
Rendiment i lartë 20
Ne krijojmë në mënyrë të vazhdueshme risi teknologjike për shkak të ideve tona të mëdha. Midis gjërave të tjera, kjo gjë vërtetohet nga më shumë se 20 patenta të reja që regjistrohen nga punonjësit tanë çdo vit.
Rendiment i lartë 0.00007
Për tu siguruar që këto ide të mëdha mund të vihen në jetë, ne duhet të jemi shumë të saktë kur bëhet fjalë tolerancën e cilësisë. Sepse edhe 70 mikrometër tolerancë është shumë e madhe. Ne jemi shumë kërkues dhe të vendosur që gjatë analizave, të gjejmë dhe të mënjanojmë edhe pikën më të dobët të mundëshme
Rendiment i lartë 90
Kërkimet shkencore, përmirsimet teknologjike dhe kontrolli i lartë i cilësisë ofrojnë një prodhim me standarte, i cili nuk vihet në diskutim përsa i përket rendimentit të lartë. Konsumon 90% më pak energji elektrike – asnjë tjetër nuk mund të kursejë kaq shumë.
Rendiment i lartë 23
Në fund të fundit, pompat tona të rendimentit të lartë na sigurojnë një nivel të lartë të mirëqënies. Ato na mundësojnë një mjedis të këndshëm me temperaturë 23 °C dhe kursejnë më shumë para për çdo familje
Rendiment i lartë 85
Përveç kësaj, rendimenti i lartë ndihmon për të përmirsuar ndikimet në financat tona. Kosot e energjisë elektrike përfaqsojnë më shumë se 85% të kostove të jetëgjatësisë së një pompe, dhe me anë të kontrollit të jetëgjatësisë Wilo ju mund të përcatkoni menjëherë në çast kursimet e mundëshme të energjisë.
Shënim: Këto të dhëna janë bazuar në kursimin e energjisë në Evropë në vitin 2020 krahasuar me skenarin e mundshëm që nuk do të ketë ndryshime të kushteve në kuadrin e përgjithshëm. Vlerësimet janë bëre duke përdorur rregullaoret (EC) No. 641/2009 të komisionit Evropian në datë 22 Korrik 2009.

Ju gjithashtu mund ti besoni pionerëve të rendimentit të lartë. Dhe ju mund përjetoni përvojat tuaja mbi atë se çfarë  prodhimet dhe zgjidhjet e rendimenteve të larta mund të bëjnë për ju: për klientët tuaj, për klimën e biznesit tuaj, për bashkëpunëtorët dhe punonjësit tuaj, për mirqënien tuaj. Ne presim me kënaqësi të punojmë me ju – dhe sigurisht me rendiment të lartë.

WILO ADRIATIC Representative office Tirana
Rruga e "Kavajes", Kompleksi "Lana Park", Kulla 1. Kati II
Tirane
ALBANIA
T/F: +355 42268774
M: +355 692083783
info@wilo.al